Ben Blushi gazetari më i paguar në Shqipëri/Njihuni me 10 rrogat marramendese ne Shqiperi

Ben Blushi rezulton të jetë gazetari më i paguar në Shqipëri, sipas databazës së të dhënave që ka rrjedhur prej disa orësh në publik. Ai ka një pagë bruto prej 24,7 milionë lekë të reja, ndërsa pas tij vjen gazetari Arjan Çani me rrogë 1,7 milionë lekë të reja.

Qeveria ka reaguar duke theksuar se nga analizat paraprake nuk rezulton të ketë asnjë “eksport dixhital të databazës së pagave për periudhën janar-prill 2021.” Referuar reagimit zyrtar, databaza është e ndryshme nga ajo që përdor Ministria e Financave dhe nuk përmban fushën “Emri i Plotë”, shkruan newsbomb.al.

Më poshtë po publikojmë 10 gazetarët më të paguar në vend.

1.Ben Blushi – 24,756,130.00

2.Arjan Çani – 1,795,523.00

3.Eni Vasili – 1,184,587.00

4.Aleksandër Frangaj – 1,002,217.00

5.Turjan Hysko – 1,002,217.00

6.Elert Yzeiri – 586,977.00

7.Fatos Hakorja – 550,726.00

8.Armand Shkullaku – 522,806.00

9.Robert Rakipllari – 452,225.00

10.Gentjan Zenelaj – 456,400.00