Dava në vijim me vransira të ndryshueshme dhe diell. Nga e enjta temperaturat në rritje. Fundjava mund të sjell reshje shiu.
Datat:
28.03.2021 – Në ditët e fundit të muajit mars dhe dy ditët e para të muajit prill, mbi vendin tonë do të mbretërojnë kushte më të qëndrueshme të motit, e do të ketë edhe vransira por edhe intervale me diell. Ditëve të para të javës, nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu, ngase do të ketë edhe më shumë periudha të vransirave.
Nga dita e enjte më shumë diell, por edhe temperaturat do të shënojnë rritje. Sipas parashikimeve të fundit në fundjavë mund të kemi edhe të reshura shiu.
Sa i përket cilësisë së ajrit, ditëve të ardhshme do të ketë një përmirësim, sepse parashihet edhe qarkullim më i mirë ajror, për të mbajtë ndotësit ajror të shpërndarë. Indeksi do të jetë në vlera mesatare dhe të pranueshme, vetëm në raste të periudhave më të gjata të qetësisë, kryesisht orëve të mbrëmjes mund të kaloj në vlera të dobëta.
29.03 – Mot i butë, me vransira dhe intervale me diell. Orëve të mëngjesit me mundësi për riga lokale shiu.
30.03 – Kryesisht me vransira, pasdite vransirat fillojnë të shpërndahen, e në mbrëmje kthjellime.
31.03 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell.
1.04 – Më ngrohtë, kryesisht me diell.
2.04 – Më ngrohtë, me vransira dhe intervale me diell.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 0C deri në 2C, e maksimalet mbeten përreth vlerave mesatare dhe lëvizini ndërmjet 12C dhe 14C, e nga e enjta shënojnë rritje edhe deri në 18C, ditën e premte.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-9m/s, e me hove edhe deri në 13m/s ditën e martë.
Shtypja atmosferike fillimisht shënon rritje mbi vlera normale, e gradualisht gjatë javës pëson rënie.