Nje lajm ndryshe vjen nga Korea e Jugut kur 91 pacientë të rikuperuar nga koronavirusi janë testuar përsëridhe kane dale perseri pozitive, duke ngritur pyetje mbi të kuptuarin e pandemisë nga ekspertët e shëndetit.
Kjo gjendje shkakton merzitje tek pacientet megjithese ne cdo virus mund te kete qe te rithkethet ne disa persona kjo eshte normale.
Por disa nga pacientët që u testuan përsëri pozitivë nuk treguan simptoma, ndërsa të tjerët vuanin nga ethet dhe problemet e frymëmarrjes, sipas “Financial Times”.
Drejtori i KCDC, Jeong Eun-kyeong, ngriti mundësinë që virusi mund të ishte “riaktivizuar” te njerëzit dhe jo të ketë pasur një riinfektim.
“Ka interpretime të ndryshme dhe shumë variante”, tha Jung Ki-suck, profesor i mjekësisë pulmonare në Spitalin Universitar “Hallym Sacred”. “Qeveria duhet të paraqesë përgjigje për secilën nga këto ndryshime”.
Koreja e Jugut më parë ishte përshëndetur si një histori suksesi pasi zbatimi i shpejtë i një regjimi të testimit në shkallë masive ndaloi përhapjen e virusit dhe çoi në një shkallë shumë më të ulët fataliteti sesa mesatarja globale.
Por shpresojme qe vaksina te dal sa me shpejte dhe ajo do te zgjidh kete ceshtje globale.