Beatrix Ramosaj ka reaguar në rrjetet sociale kundër opinionistes së Big Brother VIP, Balina Bodinakut, duke publikuar disa mesazhe. Në screenshotet e shkëputura nga DM, Balina shihet t’i thotë dikujt se një mikeshë e saj, e cila punon në një agjenci turistike, i ka thënë se Triksa ka shkuar me pushime me të dashurin.
Personi, që duket të jetë dikush i afërt me Triksën, ia ka kthyer se lajmi nuk është aspak i vërtetë dhe mikesha e Balinës duhet të mbajë përgjegjësi për këtë gënjeshtër. Me ç’duket nga postimet e Triksës, pas kësaj Balina e ka bllokuar personin në fjalë.
“Të hamendësosh për jetën time private me shoqet e tua je e lirë ta bësh kur të duash, por të mundohesh të influencosh mbështetësit e mi me shpifjet e tua nuk mund ta toleroj. Kështu si ke vepruar ti më vërteton që instiktin e kam pasur të saktë. Sa herë më ke sulmuar brenda shtëpisë BBV e ke pasur personale. Mesa di unë, nuk të kam rënë ndonjëherë në qafë, prandaj kjo të jetë hera e fundit që ti shpif për mua ose ndryshe do ndjek rrugë ligjore”, -ka shkruar në një Story pasardhëse Beatrix, duke shtuar më pas, “Nuk m’i ul vlerat dot ti @balinabodinaku.”
Deri tani, Balina nuk ka reaguar për këtë çështje.