B.E. del me nje lajm te ri ku thote se pas dates 1 korrik do te hapen kufit vetem me Malin e zi dhe Serbin ndersa per Shqiperine dhe Kosoven ende nuk eshte marr nje vendim per shkak se ka rritje te te infektuarve me koronavirus.Pritet qe pas 15 korrikut te merret nje vendim i dyte se si do shkoj perhapja e koronavirusit ne keto vende.
Ambasadorët miratuan fillimisht kriteret që duhet të marren në konsideratë për të hequr kufizimet e udhëtimit ndaj shtetasve të huaj, e më pas mbi bazë të tyre hartuan listën prej 15 vendesh.
Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk janë përfshirë në listë, e kjo do të thotë se kufizimet për shtetasit e këtyre vendeve do të mbeten në fuqi edhe pas 1 korrikut megjithate pritet qe ky urdher te kete ndryshime ne baz te gjendjes te infektuarve.
Kufizimet nuk do të hiqen as për shtetasit amerikan, ata të Brazilit dhe Rusisë, ndërkaq Kina konsiderohet vend i sigurt. Kusht kryesor për rihapjen e kufijve, ishte ai që shtetet jashtë BE-së të kishin një nivel infektimi prej 16 ose më pak rastesh për 100 mijë banorë.
Burime pranë BE-së pohojnë se do të përjashtohen kufizimet për shtetasit që udhëtojnë për punë sezonale, studime, për diplomatët e punonjësit e shëndetësisë. Megjithatë, ky mbetet thjesht një rekomandim, pasi në fund janë shtetet anëtare ato që vendosin ti hapin ose jo kufijtë.
Megjithate cdo gje mund te ndryshoj ndaj duhet te jemi te durueshem.