Forumi Rinor i Partisë Demokratike ditën e djeshme i ka dërguar një shkresë Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, ku kërkojnë mbajtjen e një referendumi lidhur me vendimin e marrë nga kryedemokrati Lulzim Basha për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar.
Mes të rinjve demokratë që kanë firmosur për referendumin është edhe Glauk Olldashi, djali i ish-ministrit demokrat Sokol Olldashi.
Kryesia e quan të paprecedentë vendimin për përjashtimin e Berishës, dhe kërkon që të organizohet një referendum ku të pyeten të gjithë anëtarët e PD nëpër Shqipëri. Sipas tyre, vendimi i Lulzim Bashës është në shkelje të plotë të statutit, parimeve dhe velrave të PD.