Nganjëherë disa të vërteta kanë më shumë forcë kur nuk thuhen troç, por në mënyrë të tërthortë, në formë argëtuese.
Mbase kjo është mënyra më inteligjente që njerëzit kanë krijuar për ta bërë efektin e tyre të zgjasë dhe të përcillet e të përhapet duke u rrëfyer nga të gjithë.
Mësuesja: “Nëse unë të jap 2 mace dhe prapë 2 mace të tjera dhe sërish 2 të tjera, sa do të kishe?”
Beni: “Shtatë.”
Mësuesja: “Jo, dëgjomë me kujdes … Nëse të dhashë dy mace, dhe dy, dhe prapë dy të tjerë, sa do të kishe?”
Beni: “Shtatë.”
Mësuesja: “Le ta provojmë ndryshe. Nëse unë të jap dy mollë, dhe prapë dy mollë të tjera dhe sërish dy të tjera, sa do të kishe? ”.
Beni: “Gjashtë.”
Mësuesja: “Shumë mirë. Tani, nëse unë të dhashë dy macet, dhe dy mace të tjera dhe PËRSËRI dy të tjera, sa të bëhen? ”
Beni: “Shtatë!”
Mësuesja: “O Beni…, ku në djall të dalin shtatë?!”
Beni: “Po sepse unë e kam një mace në shtëpi mësuese! ”
Per me shume barcaleta me Benin, bëjini Like faqes me poshte