Banorja e Big Brother bëhet nënë për herë të parë

Pritjes së ëmbël i ka ardhur fundit dhe ish-banorja e Big Brother, Gerta Shino dhe partneri i saj janë bërë prindër për herë të parë.

Ka qenë vetë Gerta ajo e cila në llogarinë e saj në Instagram ka publikuar disa foto të ëmbla krah bebit të saj.

Bebushi i Gertës ka ardhur në jetë me datë 18 Qershor por blogerja e ka bërë me dije lajmin ditën e sotme.

“Unë këtë e bëra kastile. 18.06.2022”, ka shkruar ajo. Më pas, ajo ka ndarë dhe një video teksa ka shkruar: “Dashuria e jetës time”. Kujtojmë që Gerta rrëfeu në shkurt të vitit të kaluar zbuloi se kishte bërë një abort pasi vihej në rrezik jeta e saj.