Itali- Piero Pesce, 61 vjeç vret djalin e tij Valerio, 28 vjeç. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në shtëpinë ku babë e bir jetonin së bashku.
Kur mbërriti policia gjeti trupin e pajetë të djalit të dhomën e gjumit. I ati e kishte goditur, raportojnë mediet italiane.
Mosmarrëveshja mes të dyve kishte shpërthyer për arsye ekonomike dhe borxhe sipas hipotezave të para.
Valerio Pesce, 28 vjeç, ishte kthyer për të jetuar me babain e tij, Piero Pesce, 61 vjeç, në shtëpinë e familjes në Canelli (Asti) disa javë më parë.
Valerio që nga viti 2017 dhe deri vonë kishte menaxhuar dyqanin e duhanit në Piazza Cristo Re në Alba (Cuneo). Aty jetoi derisa vendosi në dyqanin e duhanit tabelën “mbyllur për arsye shëndetësore” dhe u kthye te Canelli.
Shkak dyshohet se u bënë borxhet e të birit për shkak të varësisë nga bixhozi të këtij të fundit.
Sipas disa dëshmive, situata mes të dyve kishte kohë që ishte e tensionuar, për shkak të vështirësive ekonomike që po përjetonte djali.
Ka qenë 61-vjeçari, pak pas orës 9 të mëngjesit, që ka lajmëruar policinë dhe ka rrëfyer se sapo kishte qëlluar me djalin e tij.