Një baba i cili u shtrua në spital me një ‘temperaturë të lehtë’ dhe grip por përfundoi në një koma gjashtë javore dhe iu hoq një krah dhe këmbë.
Mjeket i dhane ne lajm te keq. Junaid Ahmed, nga Ilford në lindje të Londrës pati problem te mëlçisë, zemrës dhe mushkërive dhe ai u fut në një koma të induktuar.
35-vjeçari tani po përpiqet të mbledhë shumën prej 100,000 paund për një krah bionik, në mënyrë që të mund të përqafojë sërish gruan dhe fëmijët e tij.
Ai ishte me grip, por gjërat shpejt morën një kthesë të frikshme kur ai u rrëzua ndërsa priste të shkonte ne spital.
Ai u zgjua gjashtë javë më vonë në kujdesin intensiv dhe iu desh t’i prenë këmbën e djathtë, krahun e majtë dhe gishtat e majtë.
Junaid tha: “Kisha një temperaturë për disa ditë dhe nuk po tregonte ndonjë shenjë të largimit, kështu që vendosa të shkoj në spital.
Gjëja e fundit që mbaj mend është se kam pasur diçka për të ngrënë me gruan time ndërsa prisnim të shiheshim, me sa duket më ra të fikët dhe gjëja tjetër që mbaj mend është zgjimi në spital gjashtë javë më vonë.
Ai tha se:”Unë thjesht doja të jetoja për familjen time, fëmijët dhe gruan time, mezi pres që t’i përqafoj siç duhet me krahun tim të ri dhe kam qenë shumë i mbingarkuar me mbështetjen e deritanishme me mbledhjen e fondeve,” shtoi ai. .
Junaid ka nisur një GoFundMe për të blerë një krah bionik dhe deri më tani ka marrë 10,000 £ donacione .