Një ngjarje ka ndodhur në Turqim ku një 3-vjeçar ka humbur jetën, pasi baabi i tij e la në makinë në 37 gradë Celsius, ndërsa shkoi për të pirë.
Badr Alddin Malahafji, donte të dilte me të atin për shëtitje kur ky i fundit doli nga shtëpia. Fëmija shkoi me të atin, Sifedinin, por gjatë rrugës e zuri gjumi.
34-vjeçari nuk ka dashur ta zgjojë fëmijën, ndaj parkoi makinën në hije me xhamat e hapura, para se ta mbyllte Badrin. Gjysmë ore më vonë, kur shkoi të kontrollonte djalin, ai kishte humbur jeten.
Automjeti nuk ishte në hije pasi dielli kishte kaluar në atë anë, duke e lënë makinën të ekspozuar në 37 gradë.
Familja ndodhej në Adana për dasmë, ndërsa babai i fëmijës u la i lirë.