Babai që abuzoi me vajzën e tij tregon detaje se si ndodhi ngjarja

FIER- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë në Patos të Fierit, ku një 36-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka përdhunuar vajzën e tij të mitur.

Ngjarjen e ka denoncuar vetë 12-vjeçarja në polici ku në praninë e psikologes ka thënë se është përdhunuar nga i ati që kur ishte 5 vjeç. Pra ai ka treguar se e ka bere kete gje ne makine. Pritet qe ne ditet ne vazhdim detaje te reja te dalin ne drite.

Pas arrestimit, 36-vjeçari Zamir Meta, ka pranuar se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij, por ka pretenduar se ka ndodhur vetëm një herë.

Lidhur me ngjarjen ka folur dhe nëna e të miturës, ku ka deklaruar se ngjarjen e ka mësuar në polici. Ajo ka treguar se aktualisht e mitura ndodhet në Tiranë, në Qendrën Rehabilituese për viktimat e abuzimit seksual “Lilium”.