Babai i saj u largua mes lotësh nga Big Brother, reagon për herë të parë vajza e Sabianit

Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme ka lënë përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP”, Sabiani. Nga largimi i këngëtarit të njohur janë mërzitur disa banorë, në veçanti Iliri, me të cilin ka krijuar një miqësi të fortë aty brenda.

Por gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ai ka pasur edhe debate si për shembull me Einxhel apo DJ PM dhe DJ Dagz.

Madje Sabiani pas eliminimit u përshëndet me të gjithë banorët, me përjashtim të Pajtimit dhe Arbërit.

Ndërkohë vajza e Sabianit, herë pas here ka reaguar përmes postimeve në rrjetet sociale, duke treguar se e mbështet babanë në çdo moment. Mbrëmë teksa ndodhej në studion e “Big Brother VIP”, Keisi ka kapur momentin kur këngëtari ka dalë nga shtëpia.

“Drita ime po të presim të gjithë, je krenaria jonë”, shkruan biondja bukuroshe në postimin e tij.