Babai i saj është shofer ndërsa Adele fiton shuma të majme parashë.
Mediat e huaja e kanë shkruar së fundmi një artikull lidhur me jetën që
bën babai i këngëtares Adele dhe atë të saj.
‘The Sun’ ka raportuar se Mark Evans, babai i artistes së famshme
Adele, punon si shofer duke fituar jo më shumë se 50 apo 100 paund në
ditë, ndërkohë që me vajzën e tij nuk flet më prej vitesh.
Sipas tyre 55 vjeçari jeton në Cardiff, ku jeton në një shtëpi me
qera dhe punon si shofer shpërndarje, ndërkohë që vajza e tij është
shpallur së fundmi , personazhi më i pasur nën 30 vjeç në Mbretërinë e
Bashkuar.
Raportet e tyre si babë e bijë thuhet se nuk kanë qenë asnjëherë të
mira mirëpo ato u përkeqësuan akoma më shumë kur ai e braktisi familjen
dhe po vuante prej aloolizmit.
I pyetur se përse ka dalë nga jeta e njerëzve më të dashur ai u
përgjigj se nuk donte që ata ta shihnin në gjendjen në të cilën ishte,
do të thotë gjatë gjithë kohës i dehur dhe duke shkaktuar probleme.