Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga ka humbur sot babain, i cili ka qenë i infektuar me Covid. Në një postim në mediat sociale Çiljeta plot dhi mbje njofton humbjen e babait dhe thotë se për të fjalët janë të pafundme dhe mund të shkruante një libër.
Këngëtarja thotë se i ati i ka dhënë çdo gjë dhe kujton shumë gjëra që ka kaluar me të, që kur ka qenë fëmijë e deri sot. Më tej ajo thotë se i ka realizuar ëndrrën babait duke e bërë gjysh. Në fund Çiljeta tregon se prej disa ditësh babai i saj ka qenë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe falënderon mjekët që janë kujdesur çdo ditë për të.
“O zemra ime ti, qe dhe nje liber te shkruaj per ty nuk mbarojne fjalet cfare njeriu ke qene ti dhe cfare babai shembullor… Kurre s’me ka munguar asgje qe femije, vetem fale teje. Me dhe cdo gje ne jete, e mbaj mend si tani kur me coje ne kurs anglishteje e italishteje qe femije, kur me coje ne kursin e notit e ne cdo vend tjeter ku kisha une deshire.
Inshallah ALLAHU ta ka ruajtur nje vend te mire ne Xhenet afer Profetit tone MUHAMED Te dua pergjithmone babush!! E falenderoj pa fund te gjithe e ekipin e mjekeve infermjereve te spitalit “Shefqet ndroqi” bashke me Prof. Perlatin per te gjithe perkushtimin qe treguan deri ne frymen e fundit sdo ta harroj kurr humanizmin tuaj”, shkruan Çiljeta në një postim në mediat sociale.