Mrekulli në Itali! Një 34-vjeçar shqiptar i ka dhuruar djalit të tij 5-vjeçar mushkërinë, në mënyrë që ai t’i kthehej jetës së tij normale dhe të luante ashtu siç luanin të gjithë shokët e tij.
Ekipi mjekësor në Itali kreu transplantin e parë të mushkërive nga një donator i gjallë.
Vogëlushi ka lënë spitalin një muaj pas ndërhyrjes dhe tashmë ai është në gjendje të mirë shëndetësore.
Familja e tij u shpërngul në Itali në verën e vitit 2018 kur fëmija ishte vetëm një vjeç. Mamaja e tij mbërriti e para ndërkohë babai u bashkua me ata pas disa kohësh pasi la punën e tij si inxhinier ndërtimi në Shqipëri.
Një vit pas shpërnguljes së tyre në Itali, djali i tyre ishte nisur për në spital pasi kishte pasur disa shenja sëmundjeje. Pas analizave mbërrin diagnoza e talasemisë apo anemisë mesdhetare, dhe rezulton për një çrregullim gjaku.
Në verën e vitit 2021 u kërkua transplant i palcës së eshtrave. Ndërhyrja u krye në vitin 2023 dhe transplanti u krye me sukses dhe tashmë 5-vjeçari është në gjendje mjaft të mirë shëndetësore.