61 vjecari në shtator 2023, mori lajmin e trishtë pas një vizite tek sytë ku shkoi për të marrë një palë syze të reja duke qenë se shikimi po i televizorit i shkaktonte dhimbje koke.
Babai i tre fëmijëve kishte lënë një takim tek doktori i syve pasi kishte vënë re se shikimi i televizorit poi shkaktonte dhimbje koke.
Testi zbuloi se kishte një katarakt në syrin e djathtë. Një katarakt është një zonë e turbullt në thjerrëzat e syrit e cila mund të shkaktojë shikim të paqartë- në gjuhën popullore thuhet edhe perde e syrit.
Më tej mjekët e dërguan në spital për analiza të tjera dhe atje mësoi se katarakti i tij nuk ishte shumë i keq – mjekët gjetën diçka që donin ta hetonin më tej.
Testet e mëtejshme zbuluan se ishte një melanoma jo agresive , një sëmundje në të cilën qelizat kancerogjene formohen në indet e syrit. Kështu që ai u operua për ta hequr atë katarakt.
Operacioni doli me sukses dhe babait iu tha të kthehej pas gjashtë muajsh për një skaner si masë paraprake. Kjo për shkak se kishte një shans që melanoma të përhapej në mëlçi. Por gjashtë muaj më vonë, ashtu sic ishte e frika e mjekëve, u zbulua se kanceri ishte përhapur në mëlçi – dhe se në këtë fazë ishte i pashërueshëm.
62 vjecarit në spital iu tha se pa trajtim i kishte mbetur edhe një vit për të jetuar – por me trajtimin e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar , besohet se ai mund të jetonte për 18 muaj.
“Trajtimi shtetëror më siguron vetëm 18 muaj jetë por unë kam nevojë për trajtim privat të specializuar dhe kjo do më kushtojë. ”
Michael tani shpreson t’i nënshtrohet trajtimit privat, i cili besohet të ketë një shkallë shumë më të mirë suksesi për trajtimin e llojit të tij të kancerit por kostoja e tij shkon më shumë se 50 mije paund. Për të kërkuar ndihmë familjarët e tij kanë hapur një apel GoFundMe dhe kush mundet t`i ndihmojë për të arritur këtë shumë sa më shpejt. shiko.news