Situata e krijuar ne Shqiperi tashme nga COVID-19 jo vetem qe po dryshon jeten tone qe ishte plot ritem dhe e shpejte por gjithashtu edhe rrjedhen e lindjes se bebeve.
Nese dikur neper dyert e materniteteve tona mbushej plot lule e dhurata nga familja apo te afermit sot edhe vete nenat shtatezane hyjne te vetme ne maternitet pa shoqerues.
Madje nje rast eshte ku nje baba, pret ne stolat jashte lajme per djalin e shumepritur 11 vjet pas lindjes se vajzes. Ai tregon se ate thjesht sa e lajmeruan per lindjes qe shkoi miredhe i kane thene se mund te vi disa dite me pas qe te shohe foshnjen.
Tashme atij i duhet te pranoje ate qe kane vendosur mjeket dhe te presi diten qe bashkeshortja me djalin e vogel te lere spitalin.
Babai i femijes shprehet:
“Ndihem i lumtur, por nuk shkoj dot lart që ta shohdjalin, nuk ka as çerek ore që ka lindur nusja, kemi ardhur këtu që në 5 të mëngjesit, e lashë te hyrja dhe shkoi e vetme. Një doktor doli dhe më tha se kishte shkuar mirë gjithçka, vajzën e kam 11 vjeç, tani bëhem me djalë“, shprehet babai i emocionuar.
Me sa tregohet nga raportimet, në vendin tonë vetëm një grua shtatzënë është prekur nga Covid 19, e cila sipas ministrisë së Shëndetësisë është shëruar plotësisht. Për fat të mirë nuk ka pasur raste pozitive mes foshnjave të porsalindura, çka tregon se vazhdimësia dhe shpresa për jetën mbeten të paprekura.