Së shpejti Ermal dhe Ariana Fejzullahu do të bëhen prindër për herë të katërt me një vajzë. Para disa ditësh ato organizuan dhe një festë mirëseardhje për vogëlushe dhe janë mëse gati për ardhjen e saj në jetë.
Çifti ka gjetur dhe emrin e vajzës, të cilin e ka zbuluar këngëtari Sabri Fejzullahu në emisionin veror “Sonte” në T7.
Sabriu tha se “Ana” është emri që kanë zgjedhur për beben që së shpejti do të vijë në jetë. Ai është shprehur se familja e tij po rritet me dashuri dhe që po pret me padurim të bëhet sërish gjysh. Kujtojmë që emrat e fëmijëve të tjerë të çiftit janë: Arti, Buna dhe Era.