Avokati Arianit Koci, ka treguar një bisedë me një kamarier i cili tregon dicka ndryshe.
Ja dhe postimi i plot i tij.Krejt është politikë kjo puna e Covidit. Për çdo të sëmurë, shteti po i merr ka 18.000 euro. S’ka virus. Asnjëri prej rrethit tim nuk e ka pasur” – po më thotë kamarieri në restoranin e Hotelit Brilliant, në Qerret.
Restorani plot: jashtë e brenda.
Po e kqyri: djali i pashëm, i sjellshëm – mbi të gjitha me maskë.
Provova me ia shpjegu – e pashë që është e kotë.
Me ja nisë me debatu me te, ja prishi vetës. Ku me e mësu une tash 35 vjeqarin.
“Derisa po e mban maskën mirë është puna.” – i thashë.
Po qeshë.
I pëlqeva si duket, ama nuk e kuptojke ku po e orientoj muhabetin.
Derisa erdhi ushqimi i porositur, kënga La Bohéme – e Charles Aznavour, filloi për të tretën herë rend.
Shumë më pëlqen kjo këngë por nuk mujta pa i thënë: “ Kamarier, e treta herë po shkon kënga e njejtë. A po e ndrron?”
Vazhdoj prap me këngëtar francez.
“Çka punon ti?” – më pyeti
“Avokat”
“Njëmend nuk po e din punën e 18.000 eurove që merr shteti për çdo të lajmëruar si të sëmurë prej Covidi a?” – po i hapë sytë
A te jete e vertete kjo gje?