Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një linjë fluturimi, ku mes dy pilotëve ka nisur një sherr.
Avioni u nis nga Uashington dhe si destinacion mbërritjeje kishte San Franciskon, por fluturimi mbaroi gati dy orë e gjysme me vonesë. Business Insider raportoi se në vonesë ndikoi jo vetëm sherri mes dy pilotëve por edhe nga moti i keq.
Për këtë ngjarje që nuk kemi dëgjuar ndonjëherë në media, ka reaguar edhe kompania ajrore. “Kapiteni dhe ndihmësi i tij patën një “mosmarrëveshje profesionale”. Ata bënë gjënë e duhur duke u rikthyer në pistë”, raportoi kompania, e cila më pas ndërroi të dy pilotët dhe avioni u ngrit sërish për fluturim. (noa.al/M.D)