Gilberta nuk ka hezituar që të komentojë veprimet e Samiut në takimin me Lindën, ku nuk munguan komplimentet.
Ajo i kujtoi takimin që kanë pasur së bashku dhe kjo nxiti një diskutim në studio, ku u duk sikur të gjitha vajzat iu kundërvunë Samiut.
Samiu: Kur themi që të shikoj si person, e ndjej që më ndez.
Gilberta: Ti u ndeze dhe në Divjakë, s’po merresh vesh ku ndizesh. Në Divjakë sa su hodhe në det. U ndeze dhe me Linditën dhe me Lindën. Ku u ndeze realisht?
Samiu: Shijoj momentin për tani, ky ishte Samiu që duhet ta kuptojë personi që kam përballë. Ti nëse më jep, unë do të të jap. Edhe unë e kam përcjellë Lindën në takimet me Ilirin.
Stela: Ke një që e pëlqen?
Samiu: Për momentin Linda.
Stela: Domethënë nuk i ke të qarta mendimet.