Diten e sotme eshte pare nje tym te del nga nje avion ne Rinas dhe eshte perhapur lajmi se ka rene zjarr ne avion para se te nisej por Autoriteti i Aviacionit Civil ka dal ne njoftim.
“Autoriteti i Aviacionit Civil, nisur nga lajmi i publikuar gjatë ditës së sotme në disa media online, sa i takon përfshirjes nga flakët të një avioni në vendqëndrimin e aeroportit “Nënë Tereza”, sqaron opinionin publik se nuk ka pasur asnjë rast të rënies së zjarrit në mjediset e aeroportit. Bëhet fjalë për një avion, i cili ishte duke iu nënshtruar procedurës rutinë të mirëmbajtjes së motorëve. Tymi, i shfaqur edhe në videot e publikuara në mediat online, i referohen pajisjeve ndihmëse të cilat shërbejnë për ndezjen e motorëve, një proces normal për avionët që i nënshtrohen mirëmbajtjes rutinë”, thuhet në njoftim.
“Me shfaqjen e tymit, shërbimi zjarrfikës, ashtu siç parashikon rregullorja e aeroportit dhe sigurisë të tij, është paraqitur menjëherë në vendin e ngjarjes, por nuk ka vepruar pasi është evidentuar që bëhet fjalë për një proces normal. Autoriteti Aviacionit Civil, së bashku me aeroportin “Nënë Tereza” siguron të gjithë qytetarët se mbetet i angazhuar në çdo moment për të garantuar sigurinë maksimale për të gjithë udhëtarët”, sqaron më tej Aviacionit Civil.