Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Aurela Gaçe ka ndarë një lajm shumë të bukur me ndjekësit. Ajo do të publikojë sot këngën e saj më të re dhe gjejeni kush do të jetë protagonisti në klip?
Për herë të parë dhe pas shumë vitesh larg vëmendjes së publikut, bashkëshorti i saj Skerdi ka pranuar t’i bëhet partner në videoklip, e jo vetëm në jetë.
Aurela ka publikuar një foto krah Skerdit, krahas së cilës ka shkruar: “Ju prezantoj me partnerin e videoklipit. Ai do te qendrojë sa me larg vëmendjes publike, por kësaj here iu do rëzua këngës së re qe ka
premieren sot ora 18:00! Per shume arsye… por presim dhe pak ore. “Çupa nga Vlora”, për pak orë”.