Greqia ka vendosur te ndaloje levizjen e lire ne kufi nga Shqiperia, pavaresisht premtimeve dhe njoftimit te ministrit te Turizmit per hapjen e kufirit gjate sezonit turistik. Policia greke lejon vetem nje numer te kufizuar qytetaresh me tamponte anti Covid duke penguar dukshem levizjen normale.
Kjo ka bere qe te rritet në maksimum numri i levizjeve ne te dy anët e kufirit në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës.
Burime të siguruara thanë se gjatë 24 orëve të fundit në të dyja anët e kufirit me Maqedoninë e Veriut kanë hyrë dhe kanë dalë më shumë se 7.100 shtetas, duke regjistruar kështu numrin me të lartë të hyrje-daljeve në 10 muajt e fumdit.
Të njëjtat burime thanë se gjatë 24 orëve të fundit numri i hyrjeve nga Maqedonia e Veriut në drejtim të vendit tonë ka shkuar në më shumë se 4.300 shtetas, numër ky i lartë edhe për autoritetet kufitare.
Gjatë 24 orëve të fundit, nga vendi ynë në drejtim të vendit fqinj kanë dalë dicka më tepër se 2.800 shtetas, pjesa më e madhe e të cilëve, bëjnë me dije burime zyrtare, përdorin Maqedoninë e Veriut si vend tranzit për të hyrë në shtetin helen.
Për të përballuar fluksin në rritje pala shqiptare po punon me 6 sportele në hyrje dhe dalje ndërsa pala maqedonase me 5 të tilla.
Hyrje-daljet gjithnjë sipas burimeve të siguruara nga pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës ka qënë i lartë edhe paraditen e sotme pasi shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kalojnë fundjavën në Shqipëri, citon vizion plus. Ndërsa në Kapshticë, kanë hyrë 321 shtetas dhe 160 mjete.