Të ftuar mbrëmjen e kaluar ishin mjaft miq të banorëve.
kaluan disa orë plot humor bashkë.
Por aktori Ermal Mamaqi u largua para kohe pas vendimit që mori dje ‘Vëllai i Madh’.
Për largimin nga shtëpia ai ka reaguar ditën e sotme.
Ermali dha informacionin nga jashtë se Bora Zemini do të ishte aktore në sezonin e ri të serialit të tij ‘Hot’, deklaratë që ngjalli edhe reagimin e Donaldit. Pas kësaj produksioni e largoi nga shtëpia Ermalin.
Ermali tregon sot se telefoni i tij është mbushur me mesazhe të pafundme që vetëm e mallkojë dhe e akuzojnë se e kë bërë të ndihet keq edhe Beatrixin duke përmendur Borën.
Mamaqi sqaron se kur vet Donaldi e kaloi me të qeshur këtë situatë, të tjetër nuk kanë përse të mërziten. Ai nuk nguroi të shprehet hapur në video-mesazhin e tij edhe mbështetjen për Ilir Shaqirin, për të cilin shprehet se do të donte shumë që ai të merrte çmimin e madh të ‘Big Brother VIP’. Ai tregoi gjithashtu se Iliri do të jetë pjesë e sezonit të ri të serialit të tij ‘Hot’.
“Besoj që jam i ftuari i parë që përjashtohem nga Big Brother. Nuk i kuptoj këta fansat e Beatrixës dhe Donaldit. Kam një mesazh për ta. Për ju që nuk e dini këta u mërzitën sepse unë gjatë një bisede ku ishte Arjola, Donaldi e të tjerë, thashë të vërtetën, që do bëjmë sezonin e dytë të H.O.T dhe do kemi Bora Zemanin aktore. Donaldi e dëgjoi dhe pyeti për personazhin.
‘Ç’punë ke ti? Pse të djeg miza ty?-i thashë unë dhe qeshëm. Pastaj thashë që po mendojmë të marrim dhe Ilirin të jetë çift me Borën. Qeshëm, përmendëm dhe Beatrixën. Unë s’e kuptoj pse u mërzitët ju se Donaldi u shkri t’u qesh. Nëse Donaldi qesh dhe Beatrix është e lumtur. Meqë ra fjala Beatixën e dua shumë”, shprehet Ermali.