Arti shqiptar në zi! Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare aktorja kaq shume e dashur per ne

Ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare aktorja e njohur e teatrit, Edi Luarasi.

Profesori Përparim Kabo shkruan në një postim në Facebook se pushoi zemra e një gruaje fisnike, që i bëri ballë diktaturës.

“Një lajm i trisht, u fik Edi Luarasi…pushoi zemra e një gruaje fisnike, e një mirditoreje trime që i beri ball diktaturës duke mbajtur familjen dhe nderin e saj… Artistja sfidante e “Njollave te Murme”…ajo që u perndoq nga teatri dhe punoi si rrobaqepse por u rikthye me “Kthimin e Damës Plakë”…Arti ynë kombëtar humbet kështu një figurë të spikatur, pyllit të mirësisë ju rrëzua edhe një dru i bukur njerezor…

Panteoni të pret Mihali të pret….” shkruan Kabo.

Edi Luarasi lindi në Tiranë në vitin 1940. Që në moshë të re debutoi në skenë. Fillimisht në 1956, kur ishte 16 vjeçe, së bashku me të motrën këndonin në skenën e Teatrit të Estradës. Spektatori duartrokiste “Motrat Mirdita”. U diplomua për aktore në 1963 dhe emërohet aktore në Teatrin Popullor. Roli i parë i saj ishte Vera në dramën “Shtëpia në bulevard” më 1963 me regjisor Kujtim Spahivoglin.