Një 41-vjeçare ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi me anë të mashtrimit ku prezantohej si dietologe përfitonte shuma të ndryshme paratë.
Bëhet me dije se pranga ka rënë shtetësja Silvana Balliu, 41 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Kjo shtetase administronte një subjekt në zonën e Brrylit, të cilin nuk e kishte të regjistruar pranë organeve përkatëse dhe fshihte të ardhurat e fituara prej tij. Në bazë të verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasja Silvana Balliu prezantohej si dietologe dhe me anë të mashtrimit përfitonte shuma të ndryshme parash, nga 150-300 euro, nga qytetarë të ndryshëm, për përgatitjen e dietave të personalizuara. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, kjo shtetase ka fshirë nga telefoni i saj, bisedat me qytetarët (klientët), me qëllim për të penguar zbulimin e së vërtetës.