Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Qendrën e të Moshuarve “Orenda”, për të cilin Nacionale mëson se është bashkëshorti i njërës prej infermiereve të suspenduara për rastin e sotëm. I dyshuari është arrestuar, pasi që siç mëson Nacionale nga vend i ngjarjes, ka shkaur te pronari Qendrës, Anton Rasaj, i cili ka lajmëruar më pas policinë dhe mendohet se ai do kishte probleme me drejtorin e qendres.
Infermierja në fjalë, është supsenduar nga puna pasi që është njëra prej protagonisteve në videon e publikuar ku shihej dhuna fizike ndaj gruas, e njëjta është arrestuar edhe nga policia, por më pas u lirua.
Bashkëshorti i saj ndërkaq, ka shkuar në Qendrën e të Moshuarve për të mësuar arsyet e suspendimit të saj. Një video jashtëzakonisht shqetësuese është postuar më herët nga një qytetare me emrin Kaltrinë Zeneli, e cila është edhe aktore e njohur e Kosovës.
Në video shihet teksa maltretohet një zonjë në moshë nga disa vajza të reja, të cilat duket se janë infermiere. Infermierja shihet derisa e godet disa herë në fytyrë pacienten, derisa ajo është e paaftë që ta mbrojë veten. Krejt këto sjellje të dhunshme i bën derisa qeshet me disa kolege (ose gra të njohura) të tjera, të cilat nuk duken në video.
Ndërkohë, Nacionale e ka konfirmuar tashmë se dy infermiere deri tash janë arrestuar ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet. Ngjarja ka ndodhur në një dom të pleqve privat në Pejë, i cili quhet “Orenda”.