Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin S. C., 35 vjeç, banues në Kavajë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë të PKK Port Durrës, në hyrje të RSH, këtij shtetasi iu gjetën të fshehura në trup, 33.000 Euro, të padeklaruara.
Arerstimi i tij u bë për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarive kriminale”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.