Aktori i njohur i humorit Rezart Veleshnja njihet për natyrën e tij pak “kundër rrjedhës”. Ai shpesh ka zgjedhur që polemikat t’i bëjë publikisht, përmes rrjeteve sociale.
“Sh erret” e tij direkte dhe indirekte janë disa në numër. E një prej tyre, ndonëse më i zbutur u la të nënkuptohej që ishte me prezantuesen aktuale të “Portokalli”, Fjoralba Ponarin.
Kohë më parë, ai pati bërë një reagim që qartazi u kuptua si një kunjë ndaj Fjoralbës. Duke ‘vajtuar’ mungesën e dy prezantueseve historike, Xhemi Shehu dhe Eneda Tarifa, ai në rrjete sociale ishte shprehur:
“Nuk do vijnë moderatore si Xhemi Shehu dhe Eneda Tarifa. Iku koha e vlerave është koha e antivlerave dhe e …. Kishin sy në skenë dhe ishin plot sharm”
Por, nga kjo deklaratë e qershorit të vitit të kaluar, ai ka ndryshuar mendje. Së fundmi, Veleshnja ka bërë një postim krah Fjoralbës për të cilën shprehet:
“Fjoralba Ponari, këtë sezon do kemi fatin të ndjejmë magjinë e publikut më në fund”. “Portokalli” do të rinisë me datë 6 mars, sërish nën prezantimin e Fjoralba Ponarit.
Përkundër rikthimit me një projekt të ri sërish nën logon e Top Channel, të paktën edhe për një kohë, Xhemi Shehu nuk do jetë në moderimin e programit të humorit, për të cilin dikur shprehej se “nuk ka ndërmend të heqë dorë asnjëherë dhe nëse do të ndodhte kjo, atëherë do të largohej edhe nga televizioni”. /Prive.al