Spektakli i ‘BBV’ ka nisur si gjithmonë vrullshëm dhe me debate e diskutime që në fillim. Pasi u fol për gjendjen shëndetësore të Einxhel dhe mënyrën si e pritën banorët, Arbana kaloi direkt te temat e nxehta.
Spektaklin e kaluar, Arjola refuzoi të hapte kutinë e Pandorës, gjë që bëri që dy opinionistët ta cilësonin atë si veprim të dobët nga ana e saj.
Arjola bashkë me Monikën, pasi edhe ajo refuzoi ta hapte kutinë e Pandorës, ishin të indinjuara nga fjalët e Arbërit natën e kaluar.
Gjatë debatit me Donaldin, ku Arjola po tregonte pse nuk e hapi kutinë e Pandorës, ndër shumë gjëra të tjera, tha se ka 12 vjet që nuk sheh televizor dhe se nuk e di çfarë është bërë dhe bëhet në ‘Big Brother-at’ e tjerë, pra ideja e saj është se është vetvetja dhe nuk ka ardhur me strategji.
Tani, një personazh teleiviziv si Arjola dhe të thuash qe ke 12 vjet pa parë televizor dhe se gjasme nuk e di çfarë ndodh në një format si BBV, “ia ke fut kot”, këtë nuk e beson kush.
Dhe të thuash që ke ardhur pa një strategji në këtë format, prapë ia ke “futur kot”, se ndryshe nuk rri duke i përmendur me qindra herë “fatkeqësitë” që të kanë ndodhur në jetë.
Prandaj, më mirë pranoje që gabove që nuk e hape kutinë e Pandorës dhe u tregove vërtet e dobët dhe këtu mbyllet ky muhabet.