Ne emisionin e Diela Shqiptare, Vajza ka ftuar nenen e saj sepse ka nje problem me te.
Ne kete rast nena eshte ajo qe e kontrollon vajzen e saj edhe kur ajo eshte me shoqet e saj.
Ndaj per kete arsye vajza e ka ftuar nenen e saj ne studio dhe aty kane diskutuar.
Arditi eshte shtangur kur ka degjuar mendimet e vajzes
Por kush ka te drejte nena apo vajza pyet Arditi ne fund .Kush eshte gabim?
Arditi: Ke pasur dicka specifike me mamin apo probleme familjare me të tjerët dhe ti e vuajtur?
Griselda: Probleme me të tjerët po, por edhe me mamin më shumë. Unë kur kam qenë 9-vjeçare, mami nuk më linte të dilja me shoqërinë, me shoket.
Ardit Gjebrea: 15 vjeçe, e ke fjalen?
Griselda: Po!
Ardit Gjebrea: Dhe ku doje të shkoje ti?
Griselda: Të dilja me shoqërinë, me shoqet, me shokët, për kafe…
Ardit Gjebrea: Ne kafe.. 15 vjeç? Prit një minutë se po më duket vetja si mami yt… A eshtë normale 15 vjeçe??
Jo- thotë publiku…
Griselda: Ose në ndonjë vend tjeter …
Ardit Gjebrea: Po shoqet e tua dilnin 15 vjeç për kafe?
Griselda: Po dilnin.
Ardit Gjebrea: O jam unë mbrapa botës dhe nuk di se ç’bëhet! Ok.. Pra mami nuk të linte të dilje me shoqet.
Po ju si mendoni kush e ka gabimin ne kete rast?