Arbër Hajdari është kthyer në një nga figurat më karizmatike por askush nuk e njihte këtë anë tjetër të tijën. I ftuar në “S’e luan Topi”, opinionisti i Big Brother rrëfeu për herë të parë lidhjen e veçantë që ka me nënën e tij.
Ai tregoi se nëna e tij ka vuajtur që prej 20 vitesh nga një sëmundje e rëndë dhe se ka përjetuar disa herë edhe vdekje klinike.
“Mami nuk ishte thuajse asnjëherë me ne në festa apo raste. Edhe babi po ashtu nuk ishte se ishte me mamin, e shoqëronte pas vizitave.
Ky kalvar na bëri të brishtë edhe me njerëzit që vuanin, por më të fortë për të përballuar në jetë.Mamit i ka ndodhur edhe vdekje klinike disa herë. Ajo na tregonte që na lishte parë në ëndërr që i thonim “Mos ik tani se është shumë herët”, tha opinionisti.