Arbana Osmani do të bëhet nënë për herë të tretë. Syrit të mprehtë të komentuesve mbi veshjet e saj të gjera nuk i shpëtoi kjo dhe dyshimet u vërtetuan. Sot, në finalen e ‘Big Brother’, ajo e konfirmoi vetë këtë lajm duke u shprehur: “Këtë vit, Big Brotherin e kemi prezantuar dy veta”.
Ajo pret fëmijën e dytë me partnerin e saj Eduard Grishaj. Në tetor të vitit 2020 ata sollën në jetë djalin e tyre Diell, ndërkohë që Joni do të jetë ‘big brother’ në një familje me 5 anëtarë tashmë.