Moderatorja Arbana Osmani ka ndarë në rrjetet sociale disa momente me partnerin e saj në makinë, regjisorin Eduart Grishajn.
Arbana ka zbuluar se tashmë nuk dëgjon më muzikë në makinë por ndeshje futbolli. Moderatorja publikoi disa video ku shfaqet në makinë dhe ankohet për faktin që Edi po sheh ndeshjen teksa kujton kohët kur dikur dëgjonte muzikë gjatë udhëtimeve të tyre.
“Nuk e di domethënë pse jeta ime përfundoi kështu”-shprehet Arbana ndërsa Edi me humor ia kthen se jeta e saj është e larmishme pasi ka sport, art, televizion.
“Dëgjoja muzikë dikur në makinë”-vazhdon moderatorja, e cila nuk është aspak dakord me mendimin e Edit.