Antonela qan pas dhuratës që i bëri Sarah: Merre motrën në telefon të mësosh gjininë e bebes

Gjatë mbrëmjes së djeshme, banorët kishin për detyrë të gjenin gjilpërën mes një dhome të mbushur me kashtë.

Blogerja, Sarah Berisha, ishte ajo e cila arriti të gjej me sukses gjilpërën, e që në kuadër të kësaj ajo fitoi të bënte një telefonatë. Sarah zgjodhi që këtë mundësi të ia dhuroj, Antonelës, pasi blogerja kishte takuar ditën e premte babanë e saj dhe javë më parë motrën.

Ndërsa, Antonela së shpejti do të bëhet teze dhe kështu mund të telefononte motrën e saj për ta kuptuar gjininë e foshnjës.

Ky gjest bëri që ish-konkurrentja e “Për’puthen” të shpërthen në lot.