Ujë me limon dhe fara chia është një pije e njohur për vetitë e saj dobësuese. Nuk është formulë magjike që djeg yndyrat nga mbrëmja në mëngjes, por ka veti mjaft të mira.
Si limoni, ashtu dhe farat e chias kanë përbërës që stimulojnë metabolizmin.
Përbërësit:
4 gota me ujë (1 litër)
2 lugë me fara chia
Lëngu i një limoni
Përgatitja:
Vendosni të ngrohet 1 litër ujë, sapo të nisë të ziejë hidhni farat e chia dhe ulni flakën.
Lëreni të ziejë për 3-4 minuta dhe fikeni. Mbuloni tenxheren. Filtroni ujin dhe shtoni lëngun e limonit.
Mënyra e konsumimit:
Pini një filxhan esëll në mëngjes
Ndajeni pjesën tjetër në 3-4 pjesë dhe konsumoheni gjatë ditës.
Përsëriteni këtë të paktën 3 herë në javë