Presidenti i Rusisë Vladimir Putin mund të shpallë Luftën e Tretë Botërore brenda disa ditësh.
Kështu ka paralajmëruar Sekretari i Mbrojtjes në Britani, Ben Wallace.
Në një deklaratë të tij Wallace është shprehur se diktatori rus mund të përdorë festimet tradicionale të Ditës Kombëtare të Fitores në Rusi më 9 maj, të cilat përkujtojnë fundin e Luftës së Dytë Botërore, për të thirrur trupat për një “luftë kundër nazistëve të botës”.
Nga ana tjetër, media e huaj “The Sun” raporton se vlerësimi i Ben Wallace vjen pasi prezantuesja e televizionit rus shtetëror RT Margarita Simonyan tha se ka më shumë mundësi që Presidenti rus të nisë një sulm bërthamor se sa të lejojë që Rusia të humbasë luftën në Ukrainë.