Ish-kryeminstri Sali Berisha e konfirmon për herë të parë, ai do të jetë në shtator në legjislaturën e re të Kuvendit të Shqipërisë! Për shpalljen “non-grata” nga Amerika, ai tha se është bërë nga a kuz at e miliarderit George Soros.
“Mezi po pres. Mos harroni të nderuar se jam themelues i Parlamentit pluralist”, tha Berisha kur u pyet nga gazetarët, nëse në shtator do shkonte në Kuvend.
Për be tejën e tij ligjore kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Berisha tha se nëse ai nxjerr qoftë dhe një të dhënë që ai është i përfshirë në korrupsion, atëherë ai do të marrë vednimin e tij për tërheqjen nga politika.
“Sali Berisha është njeriu i vendimeve”, tha ai.