Ai është një ndër kantautorët më të njohur në vendin tonë, një artist i madh i cili gjatë gjithë karrierës i ka kënduar himnet më të ëmbla dashurisë dhe jetës, por jo gjithmonë gjërat kanë qenë të lehta për të. Në një intervistë për “A Live Night”, në Top Channel, Alban Skënderaj ka rrëfyer disa nga momentet më të vështira të jetës së tij.
“Momenti më i vështirë është patjetër kur mora vesh që mami ishte sëmurë nga sëmundje e pashërueshme. Mora vesh që Miriami ishte shtatzënë, priste një fëmijë gjëja më e bukur e jetës time, pas dy muajsh mora vesh sëmundjen e mamit, drama më e madhe e jetës time. Të gjithë përballemi me drama në jetë, herët apo vonë. Pas një muaji, vëllai im i vogël, që unë jam shumë i lidhur, pëson një aksident shumë të rëndë, dy-tre javë në koma.
Miriami s’ishte gati për të lindur, mami nuk ishte mirë po trajtohej dhe vëllai në koma. Gjithçka mund të na sjellë kjo jetë dhe duhet të jemi gati, por ai ishte moment i jashtëzakonshëm. Dy emocione aq të kundërta. Miriami në muajin e 8, vëllai në shtrat, mami në gjendje shumë të rëndë dhe unë po i ndiqja që të tre. Mbaj mend që ka qenë shumë e vështirë”, tha Albani.