Keri Irvin (23) ka vendosur që deri në stinen e verës të ketë një trup të përsosur për bikini, pasiqë është tmerruar duke parë veten se sa e trashë dukej në foto verën e kaluar. Kjo është ajo, e cila ka arritur të heq peshë nga 108 deri në 63 kilogramë për një vit.
Sot, ajo me krenari ekspozon trupin e saj duke mos u turpëruar të tregojë pantallonat e saj që ka veshur më parë.
Keri, vitin e kaluar shkoi në pushime me shoqërinë në Spanjë, ku për të ishte një ndjenjë shumë e bukur. Megjithatë, kur ajo më vonë e pa foton, nuk mund të besonte se sa e trashë dukej në të vërtetë.
– Kam qenë e tmerruar kur pashë fotot e pushimit. Sinqerisht nuk kam arritur të kuptojë se sa e trashë isha deri sa nuk e pashë përmes fotove. Por këtë vit do të shkoj në Turqi dhe kam për të dalë në bikini dhe nuk do të mbulohem. Do të tregoj trupin tim, tani kur mundem të vesh rroba më të ngushta – shprehet me sinqeritet Keri.
Ajo thotë se që nga vera e kaluar nuk ka veshur më bikini përshkak se dukej “tmerrësisht” e trashë dhe vazhdimisht turpërohej. Kur dilte në jetën e natës, askush nuk i kushtonte vëmendje asaj. Në plazh, dilte me bluzë të hollë si dhe pantallona të shkurtra, ndërsa gjatë mbrëmjeve vishte fustan të gjatë që t’ia mbulonte tërësisht trupin.
Ajo pohon se ishte me të vërtetë në gjendje të mjeruar dhe ndihej e palumtur. Një ditë tipike e saj, do të fillonte me një çokollatë, për drekë hante sanduiç, çips dhe lëngje të gazuara, ndërsa darka përbehej nga diçka që mund ta përgatiste shpejt në mikrovalë. Pas darkës, për të ishte e patjetërsueshme një akullore apo puding.
Por, kjo bukuroshe e cila është e gjatë 1.65 cm, nuk ka kuptuar se kjo mënyrë e të ushqyerit ndikon në pamjen e saj, e aq më tepër në shëndet. Keri humbi peshën e saj me ndihmen e shejkave (përzierjeve) për dobësim, ku kombinonte ushqimin e shëndetshëm, perimet dhe mish të zier. Ajo thekson se këto lloj përzierje të shejkave i duken të pranueshme pasi gjithmonë ka dashur ushqimin që përgatitet në mënyrë të shpejtë.
Jam dobësuar për shkak se isha në depresion dhe në siklet nga pamja ime. Urreja veten që të shkoja në duqane për të blerë vetëm rroba me numra të mëdhenj pasi më vinte turp. Gjithashtu, e dija se isha e detyruar që të dobësohesha edhe për shkak të shëndetit, dhe që nga fotoja në Spanjë vendosa për të ndërmarrë diçka që do më ndryshonte jetën – shprehej ajo.
Kjo vajzë e re angleze pohon se ka qenë në depresion pasiqë jeta e saj sociale ishte e keqe, dhe frigohej vazhdimisht nga ajo se çfarë do të mendonin njerëzit për të. Ajo nuk është shoqëruar me djem sepse mendonte se nuk do ta pëlqenin për shkak të peshës së saj.
“E kam urryer shopping-un, pasi gjithmonë është dashur që të blej rroba me numër 48, dhe gjendja ime vinte duke u përkeqësuar. Tani, unë thjeshtë mund të blej rroba me numer 38, madje duke mos e provuar fare. Tani ndihem si një femër e re” – thekson Keri.
Siç thotë ajo, përmirësimi i pamjes dhe disponimit, ndikon edhe në përmirësimin e jetës së dashurisë.
“Kur unë eci nëpër rrugë, shoh se si djemtë më shikojnë dhe është me të vërtetë një ndjenjë e bukur. Ende nuk kam të dashur, por tani kam shanse më të mira për të gjetur një të dashur pasiqë nuk jam më ajo trashalluqja” – thotë Keri.