Alarm në Gjermani! Shfaqet një variant i ri koronavirusi

Një variant i ri i koronavirusit është zbuluar në Gjermaninë Jugore gjatë një shpërthimi në një klinikë mjekësore, në të cilën 35 pacientë dhe stafi rezultuan pozitivë. Në tre prej pacientëve u vërejt një lloj i ri Covid-i, që nuk ishte hasur më parë.

Mediat gjermane e raportuan dje për herë të parë variantin e ri. Të paktën tre persona në Klinikën ‘Garmisch-Partenkirchen’ në shtetin jug-lindor të Bavarisë u zbulua se kishin llojin e ri të Covid-19, i cili ka pasur mutacione të shumta.

Pacientët e tjerë që morën virusin gjatë shpërthimit të tij në klinikë, kishin variante të njohura tashmë për studiuesit. Kujtojmë se deri tani janë zbuluar disa lloje të reja Covid-19 në Angli, Afrikën e Jugut dhe Japoni.

Numri i rasteve të reja të koronavirusit në Gjermani u rrit me 7,141 të hënën, sipas Institutit Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, duke shënuar 5,000 raste më pak se e hëna e kaluar.

Burimi: dw.com |Përktheu dhe Përshtati:JOQ ALBANIA