Sistemi i Alarmit të Shpejtë i Komisionit Europian për Produktet Ushqimore ka njoftuar se një sasi sallamesh derri me feta e markës “Viaggio nel Gusto”, në paketim 80 gram duhet tërhequr menjëherë nga tregu, pasi ka rezultuar me prani të bakterit “Listeria”.
Produkti (siç shikoni në foto), është prodhur në Milano por është futur edhe në tregun shqiptar nëpërmjet kompanive që importojnë, me numër loti L023414223 dhe afat përdorimi (skadence) 19.08.2024, ndërsa “Organizatë për Mbrojtjen e Konsumatorëve” dhe “AKU” njofton publikun shqiptar që mos konsumojë në këtë sallam që shitet në marketet e vendit tonë. Brenda një kohe të shpejtë, autoritetet shqiptare do të tërheqin menjëherë këtë produkt nga tregu.
Çfarë është Listeria? Është një lloj bakteri që shkakton një infeksion që quhet listerioza, nga i cili vdesin qindra mijëra njerëz në vit në të gjithë botën. Listeria nuk është aq i përhapur sa salmonella që është një tjetër virus vdekjeprurës, megjithatë nuk duhet neglizhuar sepse në 25% të rasteve të infeksioneve janë fatale.