Aktorja turke shumë e njohur nga roli i saj në serialin “Krahët e dashurisë” i cili është transmetuar në Vizion Plus, Seda Bakan është bërë nënë për herë të parë.
Lajmin e bukur e dha vetë aktorja me foton e postuar në Instagram ku shfaqet duke e mbajtur vajzën e porsalindur në krahë.
Mediat turke shkruajnë se Seda i ka vendosur vajzës emrin Lejla, bën të ditur Xing.al.
Ky është një emër i veçantë për aktoren sepse pikërisht këtë emër mbante roli i saj në serialin “Krahët e dashurisë” i cili i dha famë edhe jashtë Turqisë.
Seda Bakan është e martuar me këngëtarin turk Ali Erel.