Moderatorja dhe aktorja e njohur e humorit, Delinda Disha, është bërë sot nënë për herë të dytë. Lajmin e ka zbuluar vetë ajo përmes një fotoje të publikuar në Instagram ku na prezanton edhe me bekimin e familjes së saj të bukur, Kostandinin. Më shumë se një vit më parë Delinda humbi binjakët që priste, një temë të cilën ajo e ka prekur vazhdimisht si në ekran, ashtu edhe në rrjete sociale, por sot ka gjithë lumturinë e botës në krahët e saj.
Një detaj tejet interesant që na tërhoqi vëmendjen ishte emri i vogëlushit.