“Air Albania” ka nxjerrë njoftimin e rëndësishëm për personat që duan të udhëtojnë drejt Turqisë, e cila ka lehtësuar masat për turistët që kanë zgjedhur këtë vend si destinacion për të pushuar gjatë verës.
Sipas njoftimit, duke filluar nga data 31 maj, nuk do të kryejnë testin PCR personat që posedojnë dokumentin që vërteton se janë vaksinuar, maksimumi 14 ditë para hyrjes në Turqi.
Gjithashtu dhe personat që vërtetojnë me anë të një dokumenti se e kanë kaluar Covid-19 në 6 muajt e fundit.
Ndërsa, personat që nuk janë vaksinuar dhe që nuk e kanë kaluar Covid-19 në 6 muajt e fundit, do të duhet të kryejnë testin PCR 72 orë përpara nisjes, ose testin e shpejtë 48 orë përpara fluturimit.