Gazetarja Aida Shtino ishte mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin “S’e luan topi”, Top Channel, ku rrëfeu detaje nga jeta e saj profesionale. Ajo tregoi se ka pasur momente shumë të vështira gjatë transmetimit të emisionit “Njerëz të humbur”, madje dhe kërc ënime me jetë.
Aida zbuloi se i është bërë një su lm me thik ë në ambjentet e televizionit ku punonte, por fatmirësisht është shpëtuar nga shoferi i saj.
As vetë nuk e di as sot e kësaj diti s’po u mbyll ai emision. I fundit është transmetuar në RTSH dhe atë ditë kemi gjetur tre persona, menjëherë të nesërmen më ka ardhur drejtori i RTSH-së dhe ma ka thënë se do të mbyllët, të nesërmen nisi të prishej studioja. Kërkova arsyen me ngulm dhe më thanë se nuk kemi buxhet”, tha ajo.