Kush kalon kufirn e Greqise duhet te futet ne karantine 7 deri ne 14 ndryshojne rregullat per te kaluar kufirin tashme.
Njoftimin e ben te ditur ambasada Greke per masat e reja qe duhet ti dini.
Ndërsa Shqipëria sot hapi kufijtë për të gjithë dhe pret vizitorë pa asnjë kusht karantinimi, Greqia shpalli tre faza, ku në të gjitha, shtetasve që hyjnë në tokë helene do tu merren tamponët.
Më 15 qershor. Kufijtë tokësorë mbeten të mbyllur për qytetarë të vendeve të treta, me përjashtim të atyre nga vendet anëtare të BE dhe të Marrëveshjes Shengen.
Por, edhe nëse testi rezulton negativ, atëherë sërish ka karantinë sepse vizitori i nënshtrohet një vetëkarantinimi shtatëditor.
Nga 15 deri 30 qershor. Mbërritjet përmes kufijve tokësorë nga Shqipëria do të lejohen që prej datës 15 qershor dhe në vazhdim. Vizitorët do t’i nënshtrohen kontrollit të marrjes së kampionëve gjatë mbërritjes. Në njoftim nuk qartësohet nëse karantinimi do jetë edhe në këto raste.
Nga 1 korriku e në vazhdim. Lejohen fluturimet ndërkombëtare në drejtim të të gjitha aeroporteve të Greqisë. Vizitorët do t’i nënshtrohen kontrollit të marrjes së kampionit në mbërritje. Mbërritje nga kufijtë detarë do të lejohen që prej 1 korrikut dhe në vazhdim. Vizitorët do t’i nënshtrohen kontrollit të marrjes së tamponit, në mbërritje.