Vetëm për disa sekonda në Story-n e saj, Trixa postoi një foto përmes së cilës ka pohuar se është ndarë nga Donaldi, pas daljes së tij nga Big Brother.
Duke shpjeguar edhe arsyen e kësaj ndarjeje, Trixa thotë ndër të tjera se aktori ka fajësuar atë për ‘humbjen’ e tij në Big Brother.
Ndër të tjera, ajo shkruan se të gjithë e kanë gjykuar e ofenduar, por shtoi se “është një vajzë e pafajshme që nuk ndau askënd nga askush” dhe se shpreson që një ditë ta kuptojnë se kë kanë përkrahur.
Megjithëse fotoja që ajo ka publikuar është fshirë shumë shpejt, ndjekësit e kanë ruajtur dhe tani po qarkullon nëpër rrjetet sociale.
“Përshëndetje yjet më të bukur! Besoj që gjithë nga ju e kani parë storyn tim të fundit në Instagram, dhe Po, u ndava nga Donald Veshaj. Shumica nga ju më gjykuat, më keni sharë, ofenduar, por nuk e kuptuat se çfarë ka ndierë kjo vajzë e pafajshme, e cila nuk e ndau askënd nga askush por vetëm dashuroi. Nuk e pata përkrahjen e juaj, unë luftova për dashurinë, por ai që dashurova më tha “humbjen e kam nga ty”… Unë besoj që të gjithë ju morët atë që dëshiruat, shpresoj që me kalimin e kohës do e shihni se kë person përkrahët dhe kë person gjykuat. Dashuri dhe mirësi për ju”, shkruhet në storyn e publikuar.
Por gjithçka është përgënjeshtruar pak minuta më parë nga këngëtarja, e cila ka shkruar se nuk është ajo që e ka postuar atë mesazh, por është bërë një fotomontazh. Për këtë arsye, ajo e ka përgënjeshtruar mesazhin e shkruar më lart: “Qarkullon një story fotomontazh në emrin tim në rrjete sociale, të cilën e përgënjeshtroj absolutisht. Nga Instagrami im nuk është postuar ajo story” – shkruan Trixa.